Telenovela ka marrë fund: Marc Cucurella është një futbollisti i ri i Chelsea-t. Lajmërimin e ka dhënë vetë klubi londinez në kanalet zyrtare.
Blues kanë arritur marrëveshjen me Brighton për blerjen e mbrojtësit të ri, që do t’i kushtojë Chelsea-t mbi 60 milionë sterlina.
Tani do të nisë gara kundër kohës për ta përfshirë Cucurella-n në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e Chelsea-t kundër Everton, siç ka kërkuar trajneri Tuchel.
Ky i fundit ka folur pak momente para zyrtarizimit për blerjen e re të klubit: “Marc është një lojtar fantastik, i ri, shumë i zgjuar dhe i lëvizsshëm.
“Ardhja e tij mund të ndihmojë Chilëell që të shmangë presionin për të dhënë asiste. Kemi Marcos Alonso, Kenedy dhe Emerson, por shpresojmë që Marca të jetë një opsion”, ka thënë Tuchel.