Pronarët e rinj të Newcastle votëbesojnë Edie Howe. Trajneri aktual i “Magpies” nënshkroi një kontratë të re “afatgjatë” këtë të premte, vetëm nëntë muaj pas mbërritjes së tij në “St James’ Park”.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të përkushtohem në të ardhmen në këtë klub të jashtëzakonshëm. Jam jashtëzakonisht krenar që jam trajneri kryesor i Newcastle United dhe kam shijuar çdo moment këtu”.
Newcastle pritej të shpenzonte shuma të mëdha gjatë verës me mbështetjen e Fondit të Investimeve Publike Saudite.
Mirëpo deri më tani shpenzimet kanë qenë relativisht të përmbajtura (vetëm 60 milionë stërlina). Janë blerë vetëm emra të tillë si: mbrojtësi holandez, Sven Botman, portieri Nick Pope, si dhe u arrit një marrëveshje e përhershme për mbrojtësin e majtë Matt Targett.
Newcastle e nis sezonin në Premier League të shtunën, në shtëpi, ndaj Nottingham Forestit të sapopromovuar në elitë.