Fikayo Tomori ka rinovuar kontratën me Milain
Qendërmbrojtësi anglez, ka pranuar të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me kampionin e Italisë.
Lajmin se ai ka nënshkruar marrëveshje të re e ka konfirmuar vet klubi.
Tomori ka firmosur deri më 30 qershor 2027 dhe do të përfitojë tani 3.5 milionë euro në sezon.
Mbrojtësi është pjesë e Milanit prej 18 muajsh, vitin e kaluar u ble nga Chelsea për 28 milionë euro, pas 6 muajve huazim.