Rangers nga Skocia ka barazuar me rezultat 2:2 me PSV-n, në takimin e parë të kualifikueseve të play – off-it të Champions League në futboll.
Ndeshje me rivalitet e me katër gola dhe pa fitues.
Çdo gjë mbetet të përcaktohet në takimin e kthimit në konak të skuadrës holandeze.
Sfidë me kthesa në rezultat dhe që kënaqi të pranishmit në stadium.
Për Rangers-in shënuan Colak (40') e Lawrence (70') dhe për PSV-n Sangare (37') e Obispo (78').