Chelsea ka zyrtarizuar blerjen nga Interi të adoleshentit premtues, Cesare Casadei. 19-vjeçari, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë të vlefshme deri në vitin 2028, bëhet përforcimi i gjashtë i verës që vihet në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel.
Më parë Chelsea kishte mundur të blinte emra të tillë si Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Gabriel Slonina, Carney Chukwuemeka dhe Marc Cucurella.
Mendohet se Chelsea do të paguajë 12.6 milionë stërlina për mesfushorin italian, që do t’u shtohen edhe 4.2 milionë maksimumi në formë bonusesh.
Casadei fluturoi për në Angli të mërkurën dhe shprehu kënaqësinë e tij për transferimin e tij. Ai deklaroi para gazetarëve në aeroport:
“Ndihem shumë krenar, jam gati për këtë kapitull të ri. Chelsea? Unë jam gjithmonë gati”.
Tani klubi londinez e konfirmoi zyrtarisht mbërritjen e tij.