Nuk dihet

Futboll

Nuk dihet

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:35
Valverde

Mediat spanjolle kanë bërë dije se Reali i Madridit ka refuzuar kohët e fundit një ofertë 90 milionë euroshe në adresë të mesfushorit të vet Federiko Valverde.

Ka qenë gazeta “Mundo Deportivo” që ka saktësuar se ka qenë një klub nga Premier Liga që ka trokitur në dyert e Realit për shërbimet e uruguaianit, por që ka ndeshur në refuzimin kategorik të kampionëve të Spanjës dhe të Europës.

Nuk dihet se cili ka qenë klubi i interesuar për mesfushorin e Realit, por besohet se është një ndërmjet Çelsit dhe Mançester Junajtidit.

Ky i fundit, jo më larg se të dielën ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian të Realit, Kasemiro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat