Skuadra skoceze, Rangers, kualifikohet në fazën e grupeve të Champions League në futboll.
Rangers befason skuadrën e njohur holandeze, PSV-ën, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në stadiumin “Philips” në Eindhoven.
PSV edhe pse e kishte përparësinë e terrenit, kjo nuk i ndihmoi dhe ia zhvlerësoi barazimin e sfidës së parë (2:2).
Futbollisti kroat, Antonio Colak, vulosi fitoren e skocezëve, duke shënuar në minutën e 60-të.
Rangers kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2.