Milanit ashtu si i ka hije!
MIlani arkëton tre pikë domethënëse në kuadër të javës së 3-të të Serie A në futboll.
Kampioni italian e mposhti me rezultat 2:0 Bologna-n në takimin që u zhvillua në "San Siro".
Leao në minutën e 21-të dhe Giroud në atë të 58-tën, shënuan për fitoren e "Rossonerëve".
Milani kryeson me 7 pikë, duke lënë pas Lazion me 7, Torinon 7, Romën 7, Napolin 6, Interin 6, Juventusin me 5 pikë etj. ndërsa Bologna renditet në pozitën e 17-të me 1 pikë.