Ten Hag: Ne duam që Ronaldo të qëndrojë

Futboll

Ten Hag: Ne duam që Ronaldo të qëndrojë

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:11
Erik ten Hag dhe Ronaldo

Erik ten Hag thotë se Manchester United dëshiron që Cristiano Ronaldo të qëndrojë dhe se është i lumtur me sulmuesit që ka aktualisht.

Ronaldo doli nga stoli në fitoren 1-0 të Man United ndaj Southampton të shtunën dhe pas ndeshjes Ten Hag përsëriti se dëshiron ta mbajë 37-vjeçarin.

“Ne planifikojmë me të. Pra duam që ai të qëndrojë”, shpreh trajneri.

Ronaldo sipas mediave të mëdha botërore po kërkon një destinacion të ri për këtë sezon, teksa ka edhe një vit kontratë me United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat