Chelsea vijon punën në merkato me drejtuesit e Bluve të Londrës që janë të orientuar drejt reaprtit të mbrojtjes. Së fundmi, u raportua se anglezët ofruan plot 90 milionë euro për një nga lojtarët më të spikatur të Leipzig, Josko Gvardiol. Megjithatë, drejtori i klubit gjerman Oliver Mintzlaff theksoi se kroati ka një kontratë me Leipzig deri në vitin 2026 dhe në klub presin që mbrojtësi të jetë pjesë e tyre edhe në vazhdim.
“Josko është një lojtar i shkëlqyer dhe me siguri tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha në Europë, por ai ka një kontratë me Leipzig deri në vitin 2026.
Ne besojmë se Gvardiol do të jetë pjesë e jona jo vetëm këtë sezon, por edhe në atë pasardhës”, shprehet Mintzlaff, duke bërë të qartë vendimin e klubit gjerman mbi lojtarin 20-vjeçar.
Kështu, te Leipzig jo vetëm që nuk e lëshojnë në këtë fund të merkatos Gvardiol, por e kanë pjesë të projektit edhe për në sezonet pasardhëse ndaj Chelsea duket se do ta ketë të vështirë ta transferojë mbrojtësin e talentuar në Premier League.