Newcastle United dhe Barcelona janë në mesin disa skuadrave të mëdha që po e monitorojnë mesfushorin e ri Andrey Santos.
Supertalenti i Vasco da Gama po tërheq interesimin e top-klubeve botërore.
Sipas mediave të huaja, Barcelona dhe Newcastle United janë dy klubet e mëdha evropiane që synojnë ta transferojnë talentin Santos.
Talenti brazilian ka zhvilluar 27 ndeshje për Vascon, duke shënuar pesë gola, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç.
Santos ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me Vasco, por siç raportohet, një ofertë e majme do të bindte klubin brazilian që të shesin asetin e tyre të çmuar.
Flamengo thuhet se është një tjetër klubi i madh që po shfaq interesim për Santos, megjithatë, mësohet se Evropa është destinacioni më i mundshëm për talentin Santos.