Reims mposhtet si vendas me rezultat 3:0 nga Monaco, në takimin e javës së 8-t të elitës së futbollit të Francës.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit nga minuta e parë por hasën në vështirësi, sidomos kur Locko përjashtohet nga loja në minutën e 22-t, duke mbetur me një lojtar me pak dhe ishte kapital i madh për Monacon.
Zeneli u zëvendësua në minutën e 46-t.
Golat i realizuan Golovin (47'), Minamino (87’), Ben Yedder
(90’).
Monaco është në vend të pestë me 14 pikë dhe Reims i 16-ti me 6 sosh.