Lajme të këqija për Gjermaninë

Futboll

Lajme të këqija për Gjermaninë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 15:51
Neuer

Lajme të këqija për Gjermaninë!

Lajme të këqija kanë ardhur në prag të ndeshjes së Gjermanisë me Hungarinë, me kombëtaren e “Panzerave” që ka humbur Manuel Nojerin dhe Leon Goretckën, pasi të dy kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë faqja e Gjermanisë në rrjetet sociale, me Hansi Flikun që tashmë duhet t’ia dalë këto dy ndeshje të fundit në Ligën e Kombeve pa dy lojtarë të rëndësishëm.

Për të zëvendësuar kapitenin e “Panzerave” është thirrur në kombëtare portieri i Hofenhaim, Oliver Bauman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat