Prishtina dhe Drita janë ndarë baras (0:0) të mërkurën në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll.
"Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara.
I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë”, ka thënë Ismet Munishi, trajner i Prishtinës.
"Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet".