Sinisterra i Leeds po monitorohet nga klubi i madh italian

Futboll

Sinisterra i Leeds po monitorohet nga klubi i madh italian

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:27
Sinisterra i Leeds po monitorohet nga klubi i madh italian

AC Milan është duke e monitoruar anësorin e Leeds United, Luis Sinisterra.

Sinisterra verën e kaluar iu bashkua Leeds nga Feyenoord.

Sipas gazetarit italian Carlo Pellegatti ‘Rossonerët’ janë të interesuar për Sinisterra, edhe pse sipas tij, transferimi i mundshëm i Sinisterra në ‘San Siro’ do të ishte i papërballueshme për Milanin pas transferimit të mesfushorit belg Charles de Ketelaere nga Clube Brugge gjatë verës që lamë prapa.

Kartoni i Sinisterra kap vlerën rreth 30 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat