Futsal Club Arben Bajrami shënoi pesë herë në portën e Futsal Shkupi, siguroi tre pikë pas triumfit 4-5 dhe kryeson në tabelë me 6 pikë, shkruan Open-TV.
Klasikja e futsallit në Çair dhuroi emocione dhe gola të bukur, por në fund festuan “djemtë” e Gazmend Hiseinit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit e Futsal Shkupi me golat e Artan Junuzit, kurse për Arben Bajrami shënoi Taulant Ismaili.
Në pjesën e dytë, Arben Bajrami bëri përmbysje të madhe në lojë dhe rezultat, duke shënuar 4 gola. Fillimisht Omerovic shënoi për 2-2, ndërsa më pas Rexhepi, Neziri dhe Kadir u përkujdesën për epërsi bindëse 2-5.
Në finish të takimit, Ceka shënoi dy gola dhe zvogëloi rezultatin në 4-5, duke e bërë fundin e takimit të paqartë. Futsal Shkupi bëri presion në portën kundërshtare, por nuk ia doli që të barazojë rezultatin dhe kështu fitorja iu takoi Futsal Club Arben Bajrami.