Borusia Dortmund-Bajern Mynih është “Klasikja” e Gjermanisë dhe superpërballja e javës së 9-të në Bundesligë.
Në ambientin e kampionëve në fuqi, rezultatet e fundit mesa duket i kanë ndryshuar fytyrë, por problemet sërish mbeten prezente, fjala është për mungesat ndaj verdheezinjve, si Joshua Kimish, Kinglsi Koman dhe Thomas Muller (I pari i dëmtuar, tërheqje muskulare, ndërsa dy të tjerë të infektuar me COVID).
Lojtari i fundit është një ndër protagonistët kryesorë në takimet mes këtyre dy klubeve, aty ku prania e tij është bërë e domosdoshme për Bajernin.
Statistikat janë ato të cilat e vërtetojnë akoma më tepër këtë hipotezë, veterani 33-vjeçar ka luajtur 40 ndeshje ndaj Dortmundit, në të cilën rezulton se ai ka përshëndetur 12 herë rrjetën e rivalit më të madh në Gjermani, verdhezinjve, pa anashkaluar edhe 9 asiste.
Situata aktuale, e cila i gjen të dyja ekipet me pikë të barabarta, me nga 15 të tilla pas 8 javësh kampionat (respektivisht Bajerni pozicioni i 3-ti në tabelë dhe Dortmundi në vendi e 4-t) e bën më të domosdoshëm peshën e “gurëve” të rëndë në fushë si Myler.
Tomasi në takimin e fundit në kampionat, pas golit dhe suksesit me te tijtë, iu desh të mësonte lajmin e keq se ai ishte pozitiv në testin e kryer me COVID, së bashku me Kimishin.
Një gjendje e tillë e detyron lojtarin të qëndrojë i izoluar nga pjesa tjetër për një periudhë të pacaktuar (e shumta mund të zgjasë deri në dy javë), deri në rezultatin negativ në testin e kryer.
Mundësia e fundit për “plakushin” nga Mynihu do të jetë dita e sotme, ku testet do t’u japin fund dyshimeve, nëse do të jetë i disponueshëm për të dhënë kontributin e tij në “Signal Iduna Park” përballë Dortmundit, apo do duhet t’i nënshtrohet fatit të keq dhe të vuajë ende pasojat e infektimit.