Gerrard rrezikon

Futboll

Gerrard rrezikon

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 11:39
Gerrard rrezikon

Aston Villa është futur në një periudhë krize, e cila kulmoi me barazimin ndaj Nottingham Forest më 10 tetor në mbrëmje.

Klubi anglez e ka menduar të ardhmen e Steven Gerrard disa javë më parë, i cili tani duket se është rikthyer përsëri në diskutime, pavarësisht se është i pamposhtur për katër ndeshje radhazi.

“Footmercato”, shtron pyetjen se edhe sa kohë do t’i jepet trajnerit anglez, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 16-të, tre pikë nga zona e rënies dhe me nëntë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Sfida kundër Chelsea në 16 tetor për Gerrard do të jetë një ditë gjykimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat