Kampionët në fuqi të Bundesligës do të duelojnë në javën e 11-të ndaj Hofenhaimit në transfertë. Të besuarit e Nagelsmanit vijnë pas një momenti të mirë, ku në dy takimet e fundit bavarezët kanë korrur sukses me “Manita”, konkretisht ndaj Fraiburgut (5-0) në kampionat dhe Augsburgut (2-5) Kupë.
Vendësit gjithashtu kanë gjetur formën e duhur, pas asaj nisjeje jo të mirë. Hofenhaimi grumbullon 17 pikë pas 10 javësh, 2 më pak se rivalët e sotëm dhe 6 ndaj kryesuesve të Unionit.
Fakt është se në 10 duelet e fundit mes ekipeve në fjalë, ka një mesatare të frikshme prej 5 golash për ndeshje, çka do të thotë se spektakli dhe golat janë të garantuar. Juliani ka dalë përpara mediave duke analizuar gjendjen e dëmtimeve, mungesën e Hofenhaimi, Mylerit, Çupo-Moting e deri te CR7-ta.
DËMTIMET: “Hernandez dhe Sane kanë filluar të kryejnë seanca stërvitore individuale. Kjo do të thotë se procesi i rikuperimet po ecën mirë me shpresën për t’i parë sa më shpejt në fushë. Ndërsa mbi Nojerin ende ka diskutime, por nuk mungon optimizmi. Jam besimplotë se do të jetë gati përpara Botërorit.
Ai (Manueli) ka njollë të madhe në shpatull dhe kjo po e pengon. Dëshira e madhe mbetet ta shohim në duelin me Maincin, të shohim”, theksoi me nota pozitive tekniku i gjigantëve nga Mynihu".