Rijeka ka fituar me shifrat 0:3 kundër Varazdinit.
Protagonist në këtë takim ishte edhe Lindon Selahi. Mesfushori shqiptar është autori i golit të dytë të kësaj sfide. Lojtari 23-vjeçar shfrytëzon një pasim të shkurtër në hyrje të zonës dhe lëshon një të djathtë potente, duke e ndalur topin në rrjetë.
Goli fantastik i jep avantazhin e dyfishtë Rijekës, që më pas do të shënonte sërish me anë të Grgiçit.
Menjëherë pas shënimit të golit, në minutën e 85, Selahi lë fushën e lojës për t’u zëvendësuar me Djouahra-n.