Pep Guardiola është i entuziazmuar nga loja e Chelseat dhe e gjitha kjo falë trajnerit Graham Poter. Pasi i eliminoi nga Kupa, trajneri i Manchester Cityt tha:
“Në rast se Chelsea do ta pranojë këshillën time modeste, le t’i japë kohë dhe ai do të jetë i suksesshëm. Ata kanë marrë rezultate të mira, por mënyra se si luajnë…
Kur pashë një ndeshje kundër Brogtohnit, të cilën ata e humbën, unë pashë shumë gjëra që më kujtojnë periudhën e tij te Brajtoni.
Ai ka nevojë për kohë, të gjithë kanë nevojë për kohë. Askush nuk ka qenë i suksesshëm që nga dita e parë ose e dytë. E admiroj punën e tij. Për mua ai është një prej trajnerëve më të mirë të Premier Ligës dhe nuk ka dyshime që do të bëjë një punë të mirë”.