Ligat evropiane do përfundojnë sot, përpara pushimit të Kupës së Botës.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo në mes Atalanta – Inter, që fillon në orën 12:30.
‘Nerazzurrët’ kanë përballë skuadrën që ka pikët e njëjta dhe pozicionohen një vend më poshtë se ata.
Ndeshja në mes tyre pritet të jetë mjaft interesante.
Roma pret në shtëpi Torinon, nga ora 15:00.
Milani gjithashtu e luan në shtëpi ndeshjen e fundit para pushimit të Kupës së Botës.
‘Rossoneri’ me fillim nga ora 18:00 përballet me Fiorentina.
Derbi i kësaj jave në Serie A zhvillohen nga ora 20:45, në mes Juventus – Lazio.
Në Premier Ligë, Man United kërkon fitoren në udhëtim te Fulham, nga ora 17:30.
Teksa, në Ligue 1 Paris Saint Germain është nikoqir i Auxerre, nga ora 13:00.