Ronaldo: Ten Hag me provokoi

Futboll

Ronaldo: Ten Hag me provokoi

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:16
Ronaldo: Ten Hag me provokoi

Cristiano Ronaldo tha së ai ndihet i “provokuar” nga menaxheri Erik ten Hag përpara se të largohej në mënyrë provokative në ndeshjen që Manchester United e fitoi 2-0 kundër Tottenham

Cristiano Ronaldo thotë se ai u ndie i “provokuar” nga Ten Hag kur u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në Old Trafford në tetor. Sulmuesi portugez, i cili refuzoi të zëvendësohet në fund të ndeshjes, ka shpalosur arsyet e tij për largimin gjatë intervistës së tij me Piers Morgan në TalkTV.

“Piers do të jem i ndershëm me ju, është një gjë që unë jam penduar se jam larguar nga stadiumi. Ndoshta, ose ndoshta jo, nuk e di”, shpjegoi ai. “Është e vështirë të ju tregoj 100 për qind por le të them se jam penduar, por në të njëjtën kohë jam ndier i provokuar nga trajneri”.

“Mos me thoni që top lojtarët, djemtë që duan gjithçka, lojtarët kyç duan të luajnë tre minuta. E kuptoni, është e papranueshme pasi që ata e kanë thënë këtë më parë, që ata me respektojnë muaj, që ata e bëjnë këtë, ata e bëjnë atë.

Për mua, ishte mos respekt, kjo është arsyeja që e mora këtë vendim që pendohem. I kam kërkuar falje shokëve të skuadrës për situatën, kam bërë një postin, në Instagram, që jam penduar që e lashë stadiumin.

Jam penduar para shokëve të skuadrës dhe ata e dinë si jam ndier dhe i kam kërkuar falje atyre, por në të njëjtën kohë nuk jam penduar që e kam marrë vendimin që mos të hyjë në fushë.

Intervista e 37 vjeçarit ka lënë shumë hije për një klub si United. Ronaldo është fokusuar tani në Botëror por shpejt mund të përballet me Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat