Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, është dorëzuar, duke e pranuar se ishin katastrofë sidomos në pjesën e dytë përballë Brazilit.
Brazili ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Serbisë, në ndeshjen e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.
Braziili e ka shkelur me lojë dhe mëkat që nuk fituan edhe më bindës, përveç që shënuan dy gola, dy herë qëlluan shtyllën e Serbisë.
Stojkoviq kokulur, ka uruar rivalin e tij për fitoren.
“Mendoj se është thelbësore që në pjesën e dytë ishim, për të mos thënë katastrofë në kuptimin fizik.
Kjo ishte një befasi për mua.
Më vjen keq që dështuam fizikisht", - ka thënë mes të tjera Stojkoviq.