Angli - SHBA, pa fitues
Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar pikë të madhe në përballje me Anglinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Kampionatit Botëror.
Ballafaqimi ka përfunduar pa gola (0:0).
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, ndërsa amerikanët mahnitën me angazhim dhe lojë shumë të mirë ndaj Anglisë.
Pjesa e parë dinamike e me disa gjysmëraste.
Në minutën e 10-të, fat për amerikanët, Kane godet por futbollistit Zimmerman bllokon topin dhe shpëton gol të sigurt.
Në minutën e 17-të, tentimi i parë i amerikanëve, Haji Wright gjuan me kokë jashtë portës.
Weston McKennie (SHBA) në minutën e 26-të godet furishëm por topi shkon mirë mbi traversë.
Amerikanët kërcënojnë anglezët në minutën e 33-të, Christian Pulisic dërgon një goditje të fortë por tërthorësja ia mohon golin.
Edhe pjesa e dytë ishte dinamike por nuk pati gola.
Anglia kryeson me 4 pikë në Grupin B, pasojnë Iranin 3, SHBA 2 dhe Uellsi 1.
Më 29 nëntor takohen: Uellsi - Anglinë (20:00) dhe Irani - SHBA (20:00).
Ndeshja e xhiros së tretë, SHBA - Iran, do të jetë si finale, amerikanëve vetëm fitorja iu kryen punë dhe Iranit edhe barazimi.
Anglia - SHBA 0:0
Stadiumi "Al Bayt", Al Khor.
Shikues: 68 463.
Gjyqtar: J. Valenzuela (Venezuela).
Anglia: Pickford, Trippier, Stones, H. Maguire, Shaw, Bellingham (Henderson 68'), Rice, Saka (Rashford 78'), Mount, Sterling (Grealish 68') dhe H. Kane.
SHBA: Turner, Dest (Moore 78'), Ream, Zimmerman, A. Robinson, T. Adams, McKennie (Aaronson 77'), Musah, Weah (Reyna 83'), Pulisic dhe Wright (Sargent 83').
Grupi B
Uellsi – Irani 0:2
Anglia – SHBA 0:0
Renditja
1. Anglia 2 1 1 0 6:2 4
2. Iran 2 1 0 1 4:6 3
3. SHBA 2 0 2 0 1:1 2
4. Uellsi 2 0 1 1 1:3 1