Super Messi
Kur është në formë LIonel Messi, Argjentina nuk ka krizë por ka vetëm fitore.
Argjentina e ka mposhtur me rezultat 2:0 Meksikën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D të Kampionatit Botëror në futboll.
Magjia e Lionel Messit vulosi gjithçka.
Në minutën e 45-të, Alexis Vega (Meksikë) godet nga goditja e lirë rreth 30 metra por portieri Emiliano Martinez intervenon për mrekulli.
Grupi D
Argjentina – Meksika 2:0
Polonia – Arabia Saudite 2:0
Renditja
1. Polonia 2 1 1 0 2:0 4
2. Argjentina 2 1 0 1 3:2 3
3. Arabia Saudite 2 1 0 1 2:3 3
4. Meksika 2 0 1 1 0:2 1
Në minutën e 64-të, Di Maria pason deri të Lionel Messi, ky i fundit i jep shpirt Argjentinës. Messi ka shënuar supergol nga 20 metra në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Gjithçka vuloset në minutën e 87-të. Enzo Fernandez brenda 16-shit dhe me goditje mjeshtërore realizon në këndin e majtë të epërm, 2:0.
Polonia kryeson me 4 pikë, pasojnë Argjentina 3, Arabia Saudite 3 dhe Meksika 1 pikë.
Më 30 nëntor takohen: Polonia - Argjentina (20.00) dhe Arabia Saudite - Meksika (20.00).
Argjentina – Meksika 2:0
Stadiumi "Lusail Iconic", Lusail.
Shikues: 88966.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Messi (64'), Fernandez (87')..
Kartona të verdhë: Montiel - Araujo, Gutierrez, Herrera, Alvarado.
Argjentina: E. Martinez - Montiel (Molina 63'), L. Martinez, Otamendi, Acuna - Rodriguez (Fernandez 57'), de Paul, Mac Allister (Palacios 69'), Messi - di Maria (Romero 69'), L. Martinez.
Meksika: Ochoa - Montes, Moreno, Araujo - K. Alvarez (Jimenez 66'), Gallardo, Chavez, Herrera, Guardado (Gutierrez 42') - Lozano (Alvarado 73'), Vega (Antuna 66').