Reali i Madridit ka arritur të sigurojë një tjetër talent për të ardhmen. Kampionët e Spanjës dhe Europës, kanë fituar garën në lidhje me Endrick, sulmuesin e Palmeiras.
Vetëm 16 vjeç, braziliani Endrick do të transferohet në “Santiago Bernabeu” për 72 milionë euro në total (60+12 të tjera në formë bonusesh).
Adoleshenti i talentuar, do të vijojë të luajë me ekipin brazilian për të veshur zyrtarisht fanellën e Realit vetëm në vitin 2024.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Endrick do t’i shtohet kolonisë braziliane te Reali, ekip ku luajnë bashkë patriotët e tij Vinicius Junior, Rodrygo dhe Militao.
“Los Blancos” fituan konkurrencën me Barcelonën dhe klubet e mëdha angleze, ndërkohë që drejtuesit po përgatitin dokumentacionin për të zyrtarizuar akordin.