Dy klubet e njohura angleze, Liverpool dhe Newcastle, janë duke shikuar mundësinë e transferimit të Christian Pulisic nga Chelsea.
Reprezentuesi amerikan duket se do të largohet nga Chelsea, madje, siç raportojnë mediat britanike, Pulisic dëshiron skuadër të re qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori amerikan pritet të largohet nga Londra, por jo edhe nga Premier League.
Sipas “90min”, dyshja e Premier League, Liverpool dhe Newcastle janë të etur për të nënshkruar me yllin e SHBA-së në formë huazimi në janar.