Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini me disa bashkëpunëtor të tij sot kanë vizituar komunën e Likovës.
Ata janë pritur nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, deputeti i kësaj zone nga BDI, Berat Ajdari, anëtari i KD të FFM-së, Salim Abdyli, kreu i LFK-së Likovës, Abdulla Sakipi dhe anëtar të KF Besa nga Sllupcani.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe faqa e komunës së Likovës në rrjetin social Facebook.
“Sot Komunën e Likovës e vizitoj Kryetari i F.F.M. z.Muhamet Sejdini së bashku me kryetarin e ligës së futbollit për Likovë z.Abdulla Sakipi dhe bashkpuntorët e tjerë, ku bashkarishtë u dakorduam që të zhvillojmë edhe më shumë sportin në komunën tonë”, kanë deklaruar nga Komuna e Likovës.
Mësohet se temë e bisedës ishte bashkëpunimi mes FFM-së dhe Komunës së Likovës për realizimin e ndonjë projekt konkret për zhvillimin e sportit në komunën e Likovës.