Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta tashmë është duke menduar për përforcime të reja në skuadër.
‘Topçinjtë’ sipas medieve britanike, janë në kontakt me ish-mesfushorin e tyre dhe ish-futbollistin e Real Madridit, Dani Ceballos, i cili ka shumë gjasa të largohet nga Madridi në muajin janar.
Ceballos është i lidhur edhe me Real Betisin, por thuhet se ai mund të kthehet në Londër për të ndihmuar Arsenalin në ‘luftën’ për titullin e kampionit në Premier League.
Krerët e Arsenalit janë të bindur se do të transferojnë Ceballos në ‘Emiratës Stadium’..