Legjenda braziliane, Pele është shtruar qe një muaj në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
82 vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë pas shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.
Gjithashtu, atij iu zbulua dhe një infeksion respirator dhe gjendja e tij në ditët e fundit ishte shumë e rëndë.
Por, një fije shprese ka lindur së fundmi pas buletinit të ri të spitalit “Albert Einstein”, ku ikona e futbollit është shtruar që nga 29 nëntori.
Sipas mjekëve të spitalit të Sao Paolos, infeksioni respirator i “O Rey” ka nisur të shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet.
“Vazhdon të shfaq përmirësim në gjendjen e tij klinike, posaçërisht infeksioni respirator”, njoftojnë nga spitali.
Sidoqoftë, nënvizojnë që nuk është paraparë asnjë lëshim nga spitali.
Gjithashtu, nga spitali njoftojnë se Pele “mbetet në një dhomë të përbashkët, i vetëdijshëm dhe me shenja vitale stabilizimi”.
Familja po i qëndron afër atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.
Të gjithë po luten për legjendën e futbollit.