Kanë përfunduar 2 sfidat e fundit të javës së 15-të të La Liga-s.
Real Sociedad ka mposhtur Osasunën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan në minutat 22′ nga Mendes dhe në të 64′ nga Sorlot.
Pas kësaj fitore Real Sociedad renditet në vendin e 3-të me 29 pikë ndërsa Osasuna në të 9-in me 23 pikë.
Ndërsa ndeshja Villareali -Valencia përfundoi 2-1. Në minutën e 21′ Edinson Cavani zhbllokoi sfidën ndërsa pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë Vijareal riktheu baraspeshën. Në minutën e 88′ vendasit shënojnë dhe golin e fitores.
Pas kësaj fitore Villareali renditet në vendin e 7-të me 24 pikë, ndërsa Valencia në vendin e 10-të me 19 pikë.