Njëra prej pikave që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka kthyer mbrapsht në Federatën e Futbollit të Kosovës në kuadër të procesit të licencimit ka pasur të bëjë edhe me ndyshimet statutore.
Është kërkuar që statuti të harmonizohet me atë të UEFA-s dhe FIFA-s, e po ashtu të përfshihet Kodi Etik.
Sot FFK ka njoftuar se ka ftuar kuvend të jashtëzakonshëm për t’i bërë këto ndryshime statutore për datën 27 janar.
“KE shqyrtoi dhe miratoi draft-Statutin e FFK-së për të cilin ka punuar Komisioni i FFK-së, së bashku me ekspertët e UEFA-s, e që është një Statut shumë i avancuar në përputhje të plotë me atë UEFA-s dhe me specifikat e FFK-së dhe të kohës.
Për miratimin e këtij Statuti, KE caktoi për datën 27 janar Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, me vetëm një pikë të Rendit të ditës, Miratimi i Statutit të ri dhe Akteve tjera të nevojshme”, thuhej në njoftimin e FFK-së.