Nesta: Ja si ndjekëset mund ta kapin Napoli-n

Futboll

Nesta: Ja si ndjekëset mund ta kapin Napoli-n

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:21
Nesta

Intervistë në kanalin e Serie A në Youtube për AlessandroNesta. Ish-futbollisti historik, tashmë trajner, foli për temat shumë të nxehta të kampionatit italian të futbollit, duke nënvizuar arratisjen e Napolit dhe gjithashtu rrugën e ndjekësve për ta kapur.

“Milan-i është mbrapa me pikë, Napoli shkoi aq mirë sa lanë pas një boshllëk të madh. Është një kampionat i gjatë, për mua kompleksiteti i Napol-it është të menaxhosh problemet: ata që janë prapa do të duhet të përfitojnë nga këto momente atje”, tha Nesta.

Një koment edhe për Milan-in, ish-skuadrën e tij, mes titullit të vitit të kaluar dhe rritjes evidente të periudhës së fundit: “Kam miq që punojnë atje si Paolo Maldini, i cili pas kaq shumë vitesh e ‘tërhoqi’ Milanin dhe e çoi drejt fitores.

“Më pas janë politikat e klubit, Milanit i është dashur të ndërrojë lëkurën vitet e fundit. Kompleksiteti është se më parë shpenzoheshin 80-100 milionë për një lojtar, sot duhet të shkosh të kërkosh lojtarin e ri.

“Ky ndryshim nuk ishte aq i sigurt apo edhe aq i thjeshtë për historinë e Milan-it, sepse ata kurrë nuk e kanë bërë atë dhe prandaj ishte shumë interesante ta ndiqja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat