Mesfushori i Al Sharjah, Miralem Pjaniç thotë se Cristiano Ronaldo bëri zgjedhjen e duhur që u transferua tek Al Nassr.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Juventusit mendon se Lindja e Mesme është e ardhmja e futbollit.
“Cristiano Ronaldo i është bashkuar Al Nassr, një klub shumë ambicioz”, ka thënë Pjaniç.
“Jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë e ardhmja e futbollit”.
"Nuk u befasova aspak nga zgjedhja e Cristianos. Edhe në Arabi, niveli nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se transferimi i tij do të sjellë shumë rritje.".