Thomas Muller i drejtohet me disa fjalë djalit nga Kosova

Futboll

Thomas Muller i drejtohet me disa fjalë djalit nga Kosova

Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:32
Arijon Ibrahimoviç

Sulmuesi 17-vjeçar shqiptar Arijon Ibrahimoviç që luan për Bayern Munih, ka treguar mbrëmë aftësitë e tij në një ndeshje miqësore ndaj Salzburgut.

Në minutën e 69-të, Ibrahimoviç shënoi një supergol nga jashtë zonës duke shkurtuar diferencën e duke kthyer në lojë Bajernin i cili më pas ia doli që të mbyllte miqësoren me rezultatin 4:4.

Mëngjesin e sotëm sulmuesi bavarez Thomas Myuller postoi një foto të djalit nga Kosova  në rrjetin e tij social Instagram.

Ai e uroi për golin e tij të parë. Ndër të tjera ai i dha mbështetjen e tij duke i thënë që të vazhdojë kështu.

"Të luash në FC Bayern si dje në mbrëmje është gjithmonë e veçantë për mua.

Edhe pse nuk jam rritur atje, e ndjej si një vend ku gjithçka filloi për mua dhe veçanërisht për brezat e rinj të lojtarëve të të rinjve të FC Bayern.

Urime Arijon Ibrahimoviç për golin e tij të parë dje mbrëma – vazhdo”, ka shkruar Muller.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat