Në derbin e javës së 18-të të Serie A, lojtarët e Napolit e kanë deklasuar me rezultat 5:1 Juventusin.
“Ishte hera e parë që ‘Zonja e Vjetër’ pësoi pesë gola në një ndeshje lige që nga 30 maj i vitit 1993.
Kohën kur Pescara e mundi Juventusin 5:1.
Interesant është fakti se golin e vetëm për Juventusin e kishte shënuar trajneri aktual Massimiliano Allegri.
Ish futbollisti i mirënjohur, më pas ish-trajneri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Blazh Slishkoviqi, luajti 90 minuta për Pescara-n dhe
kjo ndeshje u luajt në ditëlindjen e tij të 34-të”, ka shkruar mediumi boshnjak “Dnevni Avaz”.