Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, ka bërë të ditur, se ka firmosur katër vite me talentin e futbollit Diar Vokrri.
Vokrri luan në pozitën e mesfushorit dhe vlerësohet një nga lojtarët më të talentuar.
“Kapiteni i ekipit U19 ka spikatur me paraqitje këtë edicion.
KF Llapi ka kënaqësinë t'iu njoftoj se ka nënshkruar kontratë profesionale me njërin ndër futbollistët më të mirë të Akademisë, kapitenin e ekipit U19, Diar Vokrri.
Vokrri, 18 vjeç është mesfushor defanziv dhe që ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë në disa ndeshje me juniorët e po ashtu ka zhvilluar edhe tri-ndeshje me ekipin e parë në edicionin vjeshtor.
Ai ka qenë i rregullt këtë edicion në përgatitje me ekipin e seniorëve dhe poashtu do jetë i grumbulluar në kampin e ekipit në Antalya, që do filloj prej datës 16 janar.
Trajneri i ekipit, Tahir Batatina e ka vlerësuar lartë angazhimin e Vokrrit tash e disa vite me Llapin dhe me ngulm ka kërkuar ta blindoj me kontratë afatgjate katërvjeçare.
Ne si klub i dëshirojmë së pari shëndet dhe vazhdimësi pozitive pasi potenciali i tij është i jashtëzakonshëm dhe presim që shumë shpejt ai të jetë pjesë e rregullt e ndeshjeve me ekipin e parë”, njofton KF Llapi.