Tifozët donin të futeshin pa biletë

Futboll

Tifozët donin të futeshin pa biletë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 21:16
Tifozët donin të futeshin pa biletë

Tension në hyrjet e stadiumit para nisjes së finales së Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës.

Një numër I konsiderueshëm tifozësh kanë tentuar të futen fshehurazi në zona të fushës që nuk korrespondonin me hyrjen e tyre, ndaj është dashur ndërhyrja e sigurisë dhe mbyllja e hyrjeve për disa momente.

Shumë prej personave që kishin blerë biletë synonin të uleshin në tribunat e stadiumit, në vend që të zinin vend në pjesën e pasme, që korrespondonte bileta e tyre.

Të tjerë kanë arritur të kapërcejnë unazën e parë të sigurisë dhe kanë qëndruar në derën e stadiumit për të tentuar të hyjnë pa biletë.

Forcat e sigurisë kanë arritur të frenojë situatën dhe të rivendosë rendin pas disa minutash të tensionuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat