Gianluca Ferrero ka thënë se planifikon ta bëjë të ardhmen e Juventusit me lavdinë sikur të së kaluares.
Ai ka folur pasi ka marrë detyrën e presidentit.
"Do të punoj për të ndërtuar një të ardhme në përputhje me të kaluarën e lavdishme", ka thënë ai.
"Mendimi im i parë janë tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë forca e ekipit.
Së fundmi kam folur me disa nga ata dhe dëgjova dyshimet dhe frikën e tyre për të ardhmen e klubit.
Dua të jem i qartë kur e pranova këtë rol, e bëra me qëllimin që të jap më të mirën për klubin”.
Ferrero vjen në krye të klubit pas shkarkimit të Andrea Agnelli nëntorin e kaluar.
Aktualisht Juventus nuk po kalon momente të mira dhe kumi ishte humbja poshtëruese nga Napoli.