Alessandro Bastoni fitoi trofeun e katërt si futbollist i Interit.
Zikaltrit mposhtën 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, duke mos e vendosur në dyshim për asnjë moment fitoren.
Suksesi në derbin e luajtur në Arabinë Saudite, ka shkaktuar gëzim të madh në kampin e Interit, teksa triumfi ndaj rivalëve të përjetshëm shijon edhe më shumë.
Mbrojtësi italian nuk i kishte harruar festimet e milanistëve sezonin e kaluar pas fitimit të Serie A dhe tani po shijon hakmarrjen e ëmbël.
“E donim me gjithë zemër këtë sukses. Ende nuk i kishim përtypur festimet e vitit të kaluar.
Mbajtëm shënim çfarë ata bënë dhe gjithë inatin që kishim e shfrymë në fushë”, deklaroi 23-vjeçari.