Talenti i futbollit nga Shkupi, Altin Aliji, është vënë nën urdhërat e trajnerit Muarem Bajrami, duke u stërvitur me skuadrën e parë të “luanëve” nga Gjorce Petrov.
I rritur te Vardari i Shkupit, Aliji ka katër muaj që po ushtron me Makedonija GJP.
Gjatë kësaj faze përgatitore, adoleshenti është aktivizuar nga disa minuta në cdo ndeshje miqësore, si sulmues qendror.
16-vjecari pardja ka shënuar edhe golin e parë për Makedonija GJP në një ndeshje turneu kundër Radniçkit nga Beogradi.