Youssoufa Moukoko zgjodhi të mos largohej nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi i talentuar gjerman, rinovoi kontratën me verdhezinjtë deri në vitin 2026, pavarësisht ofertave të shumta nga klube të tjera.
18-vjeçari preferon të luajë dhe rritet si futbollist në “Signal Iduna Park”.
Bisedimet intensive dhe të gjatë, u mbyllën me firmën mbi kontratën e re, veprim që Moukoko e bëri me kënaqësi dhe bindje të madhe.
“Nuk është sekret: unë ndihem për mrekulli te Dortmundi.
Kam luajtur tek ekipi i të rinjve, këtu hodha hapat e para si futbollist profesionist, ndërsa tani jam gati të hedh hapin e radhës të rritjes sime në këtë klub.
E ndjej besimin e stafit teknik. Këtu është ambienti ideal për t’u rritur e përmirësuar. Natyrisht që u nderova nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund vendosa me zemër.
Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, dua t’ua kthej pas atyre dhe klubit”, deklaroi adoleshenti, i cili këtë sezon numëron 6 gola dhe 6 asiste në të gjithë kompeticionet.