Naby Keita duket se po e kalon sezonin e fundit te Liverpooli.
Mesfushori nga Guinea pritet të largohet si futbollist i lirë në verë, pasi i skadon edhe kontrata me “Të Kuqtë".
“A Spor” ka raportuar se Keita është njëri nga objektivat e Galatasarayt për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti turk synon që të shfrytëzojë mundësinë për ta transferuar si futbollist të lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas mediumit turk, tashmë janë zhvilluar edhe bisedimet e para mes palëve.
Duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në verë, 27-vjeçari është i lirë që nga janari që të bisedojë apo nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub tjetër.
Keita nuk është i preferuar nga Jurgen Klopp, teksa as Liverpooli nuk pritet t’i ofrojë kontratë të re atij.