Tashmë është zyrtare. Flamurtari ka prezantuar goditjen e madhe në merkato.
Pedro Augusto është veshur kuqezi.
Sulmuesi brazilian sezonin e shkuar ishte pjesë e Egnatias, me të cilën la gjurmë dhe nxorri veten në pah në “Abissnet Superiore“.
Këtë sezon, Pedro Augusto do të luajë një ligë më poshtë, në Kategorinë e Parë, por me një klub me traditë të madhe në futbollin shqiptar dhe që objektiv të vetëm ka rikthimin në elitë.
Një transferim mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, i cili pritet t’i ndihmojë shumë në ngjitjen për në “Abissnet Superiore“.