Interi e sheh Noussair Mazraouin si zëvendësues ideal të Denzel Dumfries, i cili po lidhet me një largim nga “Guiseppe Meazza”.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për holandezin, i cili vlerësohet me 50 milionë euro nga klubi italian.
Interi është i gatshëm ta shesë Dumfriesin dhe thuhet se është në pritje të ndonjë oferte të duhur.
“Nerazzurrët” duan vetëm ofertë për shitjen e tij dhe nuk janë të gatshëm të negociojnë për ndonjë propozim tjetër.
Paratë që fitojnë nga shitja e mundshme e Dumfriesit do të përdoren për të transferuar Mazraouin, i cili nuk po ia del të gjej hapësira te Bayern Munichi.
Marokeni ishte në listën e ngushtë të Interit edhe përpara se të nënshkruanin me Dumfriesin.
Ish-mbrojtësi i Ajaxit kishte zgjedhur Bayern Munih për shkak të projektit të ofruar, por ardhja e Joao Cancelos ia ka shtuar edhe më shumë konkurrencën atij.
25-vjeçari me “Bavarezët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Sipas “Transfermarkt”, ai në treg momentalisht vlerësohet me 28 milionë euro.