Pobeda është pa dyshim një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar, teksa ka arritur të transferojë (huazojë) plotë 12 futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe dy futbollistët e rinj nga rradhët e FC Shkupit.
Përveç Besnik Feratit, i cili do luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, skuadrës së Pobedës nga rradhët e FC Shkupit, i është bashkuar edhe Sufjan Çajani.
Bëhet fjalë për një futbollistë 18-vjeçar, i cili aktualisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e ekipit U18, për të cilët kishte zhvilluar dy ndeshje.
Çajani luan në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku stinorin vjeshtorë te Pobeda lunate Agon Hani, ndërsa transferimi i tij ka gëzuar edhe trajnerin Bllagojçe Damevski, i cili beson shumë te ky futbollistë i talentuar, i cili me FC Shkupin në Ligën e Parë kishte debutuar me 9 nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen kundër Rabotniçkit, kur ende nuk kishte mbushur të 18-tat.