Nga Kosova te kampionët gjermanë, e habitshme se çfarë shkruan për të faqja e Bundesligës

Futboll

Nga Kosova te kampionët gjermanë, e habitshme se çfarë shkruan për të faqja e Bundesligës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:19
Arijon Ibrahimoviç

E lexuat mirë? Po, po, Ibrahimoviç debutoi me Bayern Munih.

Nuk është, padyshim, Zlatan, i cili vazhdon përgatitjet për t’u rishfaqur me Milanin, por Arijon Ibrahimoviç (Nürnberg, 12.11.2005).

Ish-lojtari i Greuther Furth dhe Nürnberg nënshkroi për bavarezët në vitin 2018 dhe, që atëherë, i ka ngjitur shkallët dy nga dy.

Në moshën 14-vjeçare ai debutoi me U-17, në moshën 16-vjeçare debutoi me U-19, ndërsa Julian Nagelsmann i mundësoi debutimin me ekipin e parë bavarez fundjavën e kaluar.

‘Ibra tjetër’ zëvendësoi Leroy Sané në 77′, në fitoren ndaj Bochum (3-0).

Ai u bë, me 17 vite e dy muaj mbi supe, debutuesi i dytë më i ri për Bayernin në të gjithë historinë e tij.

Ai është tejkaluar vetëm nga partneri i tij Paul Wanner, 16 vjeç e 15 ditë.

Për më tepër, ai ishte gati të shënonte në 84′.

Sulmuesi me origjinë nga Kosova goditi fort me këmbën e majtë, por Riemann u përgjigj me një pritje plot reflekse.

Ai provoi sërish në 87’ me një goditje me kokë.

Debutimi i tij me ‘46’ në shpinë nuk është i rastësishëm.

‘Ari’, siç quhet ndryshe, ka ‘shembur derën’ e ekipit të parë.

Këtë sezon, mes rezervistëve dhe të rinjve ai ka grumbulluar 15 gola dhe 7 asiste në 18 ndeshje.

Në ‘UEFA Youth League’, për shembull, ka 3 gola dhe 2 asiste në 5 ndeshje.

“Ai ka pasur një zhvillim të madh.

Është stërvitur shumë mirë dhe ka luajtur në një nivel të jashtëzakonshëm në miqësoren kundër Salzburgut.

Më vjen mirë që ka nënshkruar një kontratë të re, sepse është një lojtar me këmbët në tokë”, – siguroi Nagelsmann para rifillimit të Bundesligës.

Në atë ndeshje, kundër skuadrës së Red Bull, pikërisht ai shënoi një gol duke ardhur nga stoli.

“Jam shumë krenar dhe mirënjohës.

Është një ëndërr e realizuar për mua.

Mezi pres të hedh hapat e ardhshëm te Bayerni”, – ka pranuar Ibrahimoviç, pas nënshkrimit të kontratës së re, deri në vitin 2025.

Arijon, ndryshe nga Zlatan (suedez me origjinë boshnjake), është gjerman me rrënjë nga Kosova.

Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë me kombëtaret.

Për momentin ka debutuar tashmë me U-18.

‘Ari’ nuk luan si ‘9’, është një mesfushor-sulmues.

Ai gjithashtu nuk është aq i gjatë sa Zlatan.

Lojtari i skuadrës bavareze është rreth 1.80 metra, por edhe kështu ‘përshtatet’ mirë dhe dominon lojën në ajër. 

“Edhe unë luaj në sulm, shënoj disa gola…, por Ibra është pak më i mirë”, i përgjigjet Arijon krahasimit të tij me Zlatan.

“Ai është shumë i mirë një kundër një, di të driblojë”, – thotë Nagelsmann. 

“Arijon është një mesfushor ‘box to box’, i aftë për të bërë punë ‘të pista’ në mbrojtje, pasi vrapon përpara dhe mbështet sulmin.

Profili i tij të kujton Leon Goretzka”, – thuhet në uebsajtin e Bundesligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat