Newcastle u mund 2:0 nga Liverpooli në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në javën e 24-të të Premier League.
Portieri i “bardhezinjve”, Nik Pope, u përjashtua nga loja në minutën e 22-të, pasi e preku topin me dorë jashtë zonës.
Pope do të detyrohet të humbasë finalen e Kupës së Ligës angleze kundër Man. Utd të planifikuar për 26 shkurt në stadiumin “Uembli”.
Në portë do të jetë Loris Karius, portieri i tretë i “Magpies”, i cili ndeshjen e fundit zyrtare e luajti në shkurt të vitit 2021.
I dashuri i Diletta Leotta-s do të mund të luajë sepse portieri i dytë i Newcastle, sllovaku Martin Dubravka nuk mund të luajë në “Uembli” pasi ka luajtur pjesën e parë të sezonit me Man. Utd, i cili e aktivizoi atë në Liga Kupën e Anglisë.
Tifozët e Newcastle tashmë kanë filluar dridhen, pasi kanë frikë se Karius do të përsërisë “gafat” e bëra në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolit kundër Real Madridit.