Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të.
Derbi i madh i kësaj xhiro zhvillohet në Lipjan, ku Prishtina është nikoqire e Dritës.
FFK ka publikuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë xhiro, derisa në derbin e javës është Dardan Çaka me ndihmësit Bujar Selimaj e Besnik Morina.
Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Drenica – Gjilani.
Ndërkohë dueli mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit gjykohet nga Alban Shala me ndihmësit Fatmir Sekiraqa e Lumturie Muhadri.